18 institucione nuk kanë raportuar brenda afatit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për aktivitetet që kanë mbajtur, siç ligji ua parashikon.
Ato do duhet të raportojnë në KQZ-ja, jo më vonë se 5 ditë përpara afatit të planifikuar për zhvillimin e veprimtarisë publike, por këto institucione nuk e kanë zbatuar, mes tyre edhe Kryeministria, Kuvendi dhe disa Bashki. Gjetjet janë për periudhën 13 – 19 Janar 2023 dhe 20 – 23 Janar 2023
Institucione me më shumë raste në shkelje të ligjit ka qenë Bashkia e Tiranës me 12 raste, Ministria e Arsimit dhe Sportit me 7 raste, ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin me 4 raste dhe më pas ndiqen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me 3 raste. Për shkak të shkeljes së ligjin, ndaj tyre parashikohen gjoba.
Institucionet raportuese në shkelje afati, për periudhën 13 – 19 Janar 2023