Digjet një shtëpi në Gjakovë - Gazeta Express
string(28) "digjet-nje-shtepi-ne-gjakove"

Digjet një shtëpi në Gjakovë

Gazeta Express

24/02/2020 11:44

Një shtëpi është djegur në Gjakovë dje gjatë ditës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, raporton Gazeta Express.

Sipas njoftimit të PK-së, viktima mashkull e ka lajmëruar policinë se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij.

Lexo Edhe:

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Po ashtu rastit i janë përgjigjur njësiti kujdestar i KEDS-it.

Si pasojë e zjarrit ka pasur dëme materiale, vlera e saktë nuk dihet.

“Gjakovë 23.02.2020-13:00. Viktima mashkull /K ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësiti i zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin, po ashtu rastit i janë përgjigjur njësiti kujdestar i KEDS-it. Si pasojë e zjarrit ka pasur dëme materiale, vlera e dëmit të shkaktuar nuk dihet”, shkruhet në raportin e policisë./Express/