string(98) "dibran-fylli-synon-ta-permiresoje-gjendjen-kaotike-te-komunitetit-artistik-ne-komunen-e-prishtines"

Zgjedhjet

Gazeta Express

27/09/2021 15:42

Dibran Fylli synon ta përmirësojë gjendjen kaotike të komunitetit artistik në Komunën e Prishtinës

Zgjedhjet

Gazeta Express

27/09/2021 15:42

Kandidati i Listës E PARA PRISHTINA, për Asamble komunale të Prishtinës prioritet e ka kulturën dhe është i përkushtuar që të punojë gjithnjë në shërbim të qytetarëve

Dibran Fylli me profesion është regjisor, jeton në Prishtinë dhe pavarësisht problemeve e parregullsive të mëdha që po paraqitën në fushën e kulturës, ai është betuar që pa lodhje e me përkushtim të gjendet e të bashkëjetojë me hallet dhe kërkesat e shkrimtarëve, poetëve, artistëve, kineastëve që së bashku ta përmirësojnë gjendjen kaotike të komunitetit artistik në Komunën e Prishtinës.

Dibrani është kandidat i AAK-së në listën E para Prishtina për Asamble në qytetin e Prishtinës në listën zgjedhore me numër 52.

“Jam shkolluar në qytetin universitar të Sllovenisë në Lubjanë, një pjesë të jetës e kam kaluar atje dhe e di fare mirë çka do të thotë të i prijë kultura një kombi, gjë që të ne kjo nuk ka ndodhur e po vazhdon të mos ndodhë. E di dhe jam i sigurt se kultura, sporti e rinia janë dhe duhet të jenë flamurtarë të shtetit”…

Dibrani është njohës i mirë i situatës aspak të mirë sa i përket kulturës në Komunën e Prishtinës, prandaj është i sigurt se vetëm me punë, drejtësi e ndershmëri mund t’i ndihmoi kulturës në Kryeqytet, duke i përkrahur e afruar mundësi që të zhvillohen aktivitete me vlera në fushën e kulturës.   

aaaaa