Mbrëmjen e djeshme Dhurata dhe reperi i njohur, Don Xhon kanë befasuar fansat, pasi kanë postuar një video së bashku
Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell.
Bukuroshja nuk është shpesh aktive në rrjete sociale lidhur me përditshmërinë e saj pasi më së shumti poston nga angazhimet profesionale në muzikë, si koncertet, xhirimet e klipeve të reja apo sukseset me miliona klikime që arrijnë projektet e saj.
Ka kaluar disa muaj që kur këngëtarja ka publikuar këngën e saj të fundit e duket se tashmë është gati të publikojë një projekt të ri muzikor, i cili do të jetë një bashkëpunim.
Mbrëmjen e djeshme Dhurata dhe reperi i njohur, Don Xhon kanë befasuar fansat, pasi kanë postuar një video së bashku duke treguar pak nga kënga e tyre e re. Ky është bashkëpunimi i tyre i parë dhe të gjithë ndjekësit janë kuriozë. Vetëm pak më parë të dy kanë publikuar një foto nga videoklipi i këngës dhe kanë treguar se “Lej” do të publikohet në 26 dhjetor në orën 18:00.
Don Xhoni dhe modelja ruse, Ariana Lirey, kanë qenë një nga çiftet më të përfolur dhe të komentuar pak kohë më parë, ku pas një shkëputje disa mujore u ribashkuan. Madje pamë edhe një unazë në gishtin e modeles, por nuk e morëm vesh ‘kurrë’ se ndodhi në të vërtetë mes tyre.
Por së fundmi, modelja ruse ka vendosur t’i zbulojë vetë këto dilema. Në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, njëri prej tyre e pyet nëse e do ende Don Xhonin dhe përgjigja e modeles dukej vendimtare.