Dhjetë të lënduar, 2 vetura bëhen llom, dalin pamjet e aksidentit në rrugën Gjakovë -Klinë - Gazeta Express
string(87) "dhjete-te-lenduar-2-vetura-behen-llom-dalin-pamjet-e-aksidentit-ne-rrugen-gjakove-kline"

Lajme

Gazeta Express

03/08/2026 22:05

Dhjetë të lënduar, 2 vetura bëhen llom, dalin pamjet e aksidentit në rrugën Gjakovë -Klinë

Lajme

Gazeta Express

03/08/2026 22:05

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 18:30 në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor, ku janë përfshirë dy automjete. Lajmi u konfirmua nga Vlera Krasniqit, zëdhënëse në Policinë Rajonale të Gjakovës.

Ndërsa, Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka njoftuar lidhur me aksidentin e trafikut në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor, duke bërë të ditur se fillimisht kanë pranuar për ekzaminim mjekësor 10 persona. Sipas njoftimit, dy prej tyre janë transferuar në QKUK, pesë janë pranuar në Repartin e Ortopedisë, një në Repartin e Kirurgjisë, një në Repartin e Gjinekologjisë (paciente shtatzënë), ndërsa një person është liruar për trajtim në shtëpi.

Mediumi lokal “Klina info”, ka publikuar pamje të veturave të aksidentuara, të cilat janë dëmtuar rëndë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement