Detaje nga plagosja e këshilltarit të Limajt, të dyshuar familjarët e ish-gruas - Gazeta Express
string(71) "detaje-nga-plagosja-e-keshilltarit-te-limajt-te-dyshuar-ish-miqte-e-tij"

Gazeta Express

18/12/2019 7:37

Detaje nga plagosja e këshilltarit të Limajt, të dyshuar familjarët e ish-gruas

Gazeta Express

18/12/2019 7:37

Anëtari i Nismës, Luan Maloku, u plagos dje rreth orës 17:00 para shtëpisë së tij në lagjen Veternik në Prishtinë. Ngjarja ndodhi pas një problemi familjar.

Të dyshuar për plagosje sipas burimeve të Gazetës Express janë ish-vjehrri dhe ish-kunati i Malokut, Orhan dhe Uran Agushi, derisa Maloku mori plagë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Ai u trajtua në QKUK dhe plumbi ka prekur vetëm lëkurën e tij.

Ndryshe, Policia e Kosovës deri më tani, ka arritur ta arrestojë vetëm njërin nga të dyshuarit. Kujtojmë që të dyshuarit janë familjarët e ish-gruas së Malokut, gjegjësisht babai dhe vëllai.

Mbrëmë në Veternik të Prishtinës është raportuar për të shtëna me armë.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar për Express edhe Policia e Kosovës.

“Lidhur me rastin policia ka arrestuar një person të dyshuar. Po ashtu, është konfiskuar një armë zjarri e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë”, ka thënë Flora Ahmeti për Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement