Detaje nga ngjarja e rëndë në Roskovec, autori dhe minorenia nuk ishin vëlla e motër - Gazeta Express
string(83) "detaje-nga-ngjarja-e-rende-ne-roskovec-autori-dhe-minorenia-nuk-ishin-vella-e-moter"

Detaje nga ngjarja e rëndë në Roskovec, autori dhe minorenia nuk ishin vëlla e motër

Gazeta Express

05/12/2019 15:49

Policia njoftoi mëngjesin e sotëm se kishte arrestuar një 19-vjeçar nga Roskoveci pasi ka kryer marrëdhënie seksuale në familje.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në fshatin Suk.

Lexo Edhe:

Viktima e agresionit seksual është një 16-vjeçare.

Por në fakt mësohet se personat nuk janë motër e vëlla, por vijnë nga martesa të ndryshme që kanë pasur më parë prindërit se secilit prej tyre.

Autori i ngjarjes së rëndë nuk e ka motër viktimën, pasi ajo ka lindur nga martesa e dytë.

Njerka e ka sjellë atë në shtëpi me vete.

Pra autori nuk e ka motër as nga nëna dhe as nga babai.

Familja ishte e varfër dhe trajtohej me ndihmë ekonomike. Babai dhe djali njiheshin si përdorues të rregullt të alkoolit.