Dëshmia e Roland Kryemadhit: Arma që i drejtova policëve ishte lodër, e hodha në WC - Gazeta Express
string(81) "deshmia-e-roland-kryemadhit-arma-qe-i-drejtova-policeve-ishte-loder-e-hodha-ne-wc"

Dëshmia e Roland Kryemadhit: Arma që i drejtova policëve ishte lodër, e hodha në WC

Gazeta Express

04/06/2020 14:45

Roland Kryemadhi i arrestuar një ditë më parë në Kamëz, i cili njihet për prirjet radikale, dyshohet nga Prokuroria për katër vepra penale.

Ndër to ‘Kundërshtim i policisë’, ‘prodhim dhe shitje të armëve të ftohta’, ‘kanosje për shkak të detyrës’ dhe ‘largim i të burgosurit nga vendi’.

Lexo Edhe:

Kryemadhi u konstatua jashtë banesës, ndonëse ishte në masën arrest shtëpie dhe pas këtij momenti ai kundërshtoi efektivët B.D; R.I dhe R.Gj.

Sipas dëshmive të policëve, që i referohet edhe prokuroria, 39-vjeçari pas këtij momenti hyri në shtëpi dhe i kërcënoi se do i vriste.

Top Channel raporton se gjatë kontrollit nuk u bë e mundur gjetja e pistoletës, me të cilën oficerët raportojnë se ua drejtoi.

Prokuroria thotë se në datë 3 qershor gjykata lëshoi urdhër për shoqërimin e Kryemadhit. Po Kryemadhi, raporton Anila Hoxha godit efektivin R. Gjoka duke e dëmtuar në bark e duke e gjakosur atë.

Sipas prokurororisë ai e mbushi armën dhe pastaj u tha oficerëve: “Pasha Allahun largohuni nga këtu se do ju vras”.

Më pas në momentin e vetëdorëzimit, pasi u negociua dhe me ndihmën e RENEA, atij iu gjet vetëm një thikë me tehe nga të dyja anët.

Ndërkohë në momentin që policia e ka pyetur se ku është arma me të cilin ai po kërcënonte, duke qenë se nuk gjendej, ai u tha: “Ishte lodër, nuk ishte pistoletë. Pasi kundërshtova policiët e theva dhe e hodha në Ëc dhe shtypa shkarkimin e ujit”.