Nënkampionia e Superligës së Kosovës, Malisheva, do të ketë përballë Vllazninë e Shkodrës, në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ndërkohë, Ballkani i Therandës kundër skuadrës nga Uellsi, Connah’s Quay Nomads.
Shorti u tërhoq këtë të martë në Nyon të Zvicrës, ndërsa ndeshjet e raundit të parë do të luhen më 9 korrik.
Ndeshjet e kthimit do të luhen më 16 korrik, shkruan “Gazeta Express”.
Ndeshjet e para, Malisheva dhe Ballkani do t’i zhvillojnë në udhëtim, përkatëisht në Uells e Shqipëri.
Fituesi i Kupës së Kosovës, Dukagjini do ta nis rrugëtimin e tij në Evropë nga raundi i dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Kundërshtarin do ta mësojë këtë të mërkurë.
Ndërkohë, Elbasani do të përballet me Bate Borisovin e Bjellorusisë.
Shkëndija e Tetovës, që përfundoi e dyta në Maqedoninë e Veriut, për kundërshtar do ta ketë Europan e Gjibraltarit.
Deçiqi, klubi shqiptar i Malit të Zi, do të përballet me Liepajan e Letonisë./GazetaExpress/