Ruben Amorimi është emëruar trajner i Milanit, pasi u shkarkua nga Manchester Unitedi në janar.
Trajneri portugez do të bëjë tani kalimin në Serie A, te Milani, i cili sezonin e kaluar përfundoi në vendin e pestë.
“Në karrierën time ka ambicie që të mbeten gjithmonë me ty, dhe drejtimi i AC Milan ka qenë gjithmonë njëra prej tyre,” tha Amorim në një deklaratë të klubit.
“E di saktësisht çfarë përfaqëson ky klub: histori, prestigj dhe një tifozëri të jashtëzakonshme në mbarë botën. Është një sfidë që e pranoj me krenari dhe entuziazëm, plotësisht i vetëdijshëm për atë që përfaqësojnë këto ngjyra. Mezi pres të filloj dhe të përjetoj çdo ditë pasionin që e udhëheq AC Milan”, shtoi ai.
Milani e ka punësuar Amorimin pasi shkarkoi Massimiliano Allegrin në fund të sezonit 2025–26, kur skuadra përfundoi e pesta në Serie A dhe humbi kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Karriera e tij si trajner filloi në Portugali me Casa Pian, Bragan dhe Sporting CP, para se të merrte drejtimin e Manchester Unitedit në “Old Trafford”.
Por periudha e tij 14-mujore në Manchester përfundoi në mes të sezonit të kaluar, kur Michael Carricku mori detyrën si trajner i përkohshëm dhe më pas u konfirmua në mënyrë të përhershme.
Milani do të përballet me Manchester United më 15 gusht në një ndeshje miqësore para-sezoni në Poloni./GazetaExpress/