Deputetja e PDK’së Salihu thotë se është kërcënuar me jetë: Rastin e denoncova në Polici, s'më ndalin përpjekjet e tilla - Gazeta Express
string(117) "deputetja1-e-pdkse-salihu-thote-se-eshte-kercenuar-me-jete-rastin-e-denoncova-ne-polici-sme-ndalin-perpjekjet-e-tilla"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 17:38

Deputetja e PDK’së Salihu thotë se është kërcënuar me jetë: Rastin e denoncova në Polici, s’më ndalin përpjekjet e tilla

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 17:38

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu është kërcënuar me jetë dhe është ofenduar nga një qytetar.

Kështu ka deklaruar vetë deputetja Salihu, e cila përmes postimit të saj në Facebook, ka shtuar se përveç saj, është ofenduar dhe linçuar edhe familja e saj.

‘’ Rastin sapo e denoncova në Policinë e Kosovës dhe mbetet në dorën e organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore ndaj personit në fjalë’’, ka shkruar ajo mes tjerash.

Postimi:

Sot, përmes rrjetit social Facebook jam kërcënuar me jetë dhe jam ofenduar në mënyrën më të rëndë nga një qytetar. Përveç meje është ofenduar dhe linçuar edhe familja ime, përkundër kontributit të saj kombëtar.

Rastin sapo e denoncova në Policinë e Kosovës dhe mbetet në dorën e organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore ndaj personit në fjalë.

Përpjekjet e tilla për të më frikësuar, denigruar dhe poshtëruar përmes gjuhës së urrejtjes nuk mund të më ndalin ta kryej me përgjegjësi punën time si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Përkushtimi dhe angazhimi im për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve është i palëkundur.

Advertisement
Advertisement
Advertisement