Deputeti i VV-së 5, Gjini 3, Kolaj 2, a e di kush sa persona vdiqën në Gjakovë? - Gazeta Express
string(74) "deputeti-i-vvse-5-gjini-3-kolaj-2-a-e-di-kush-sa-persona-vdiqen-ne-gjakove"

Deputeti i VV-së 5, Gjini 3, Kolaj 2, a e di kush sa persona vdiqën në Gjakovë?

Gazeta Express

30/07/2020 13:32

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, sot dha alarmin se pesë persona kanë vdekur për dy orë në Spitalin e Gjakovës, të infektuar me koronavirus, raporton Gazeta Express.

Këtë deklaratë Batusha e dha përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, megjithatë nuk e ka konfirmuar ende Spitali i Gjakovës.

Lexo Edhe:

Të kontaktuar nga Express, nga Spitali nuk janë përgjigjur në pyetjen e Gazetës.

Megjithatë, se kanë vdekur pesë persona për dy orë e kanë mohuar në Komunën e Gjakovës.

Kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini, ka thënë për Express se deri më tani e ka informacionin për vdekjen e tre personave që ishin të prekur me koronavirus.

“Këtë informacion nuk e kam, për tre e kam informacionin për dy gra të moshuara dhe doktorin. Mirëpo, jam në mbledhje të asamblesë momentalisht dhe nuk e di ndërkohë nëse ka pasë ndonjë rast të ri të vdekjes”, ka thënë ai.

Ndryshe, është deklaruar drejtori i Shëndetësisë në Gjakovë, Ferdinand Kolaj.

Ai ka thënë për Express se deri më tani ka informacione se kanë vdekur dy persona.

“Nuk është e vërtetë që sot kanë ndodhur pesë vdekje në Spitalin e Gjakovës. Mua më konfirmuan për dy vdekje, për pesë nuk është e vërtetë”, tha Kolaj. /GazetaExpress/