Kreu i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë për Gazetën Express se tre persona nga kjo komunë kanë vdekur sot nga koronavirusi.
I pyetur për deklaratën e deputetit të LVV-së, Agon Batusha, se pesë persona kanë vdekur për dy orë në spital të Gjakovës, Gjini ka thënë se momentalisht nuk e ka këtë informacion.
Gjini thotë se deri më tani është i njoftuar për tre raste të vdekjes nga koronavirusi që kanë ndërruar jetë sot gjatë ditës.
“Këtë informacion nuk e kam, për tre e kam informacionin, për dy gra të moshuara dhe doktorin. Mirëpo, jam në mbledhje të asamblesë momentalisht dhe nuk e di ndërkohë nëse ka pasë ndonjë rast të ri të vdekjes”, ka thënë ai.
Gazeta Express ka kontaktuar edhe me Spitalin e Gjakovës. Të pyetur nëse pesë persona kanë ndërruar jetë sot gjatë ditës, në Spitalin e kësaj komune e kanë ndalur telefonin.