Alarmante: Deputeti i LVV-së thotë se pesë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Gjakovë për dy orë - Gazeta Express
string(99) "alarmante-deputeti-i-lvvse-thote-se-pese-persona-kane-vdekur-nga-koronavirusi-ne-gjakove-per-dy-ore"

Alarmante: Deputeti i LVV-së thotë se pesë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Gjakovë për dy orë

Gazeta Express

30/07/2020 12:57

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, ka shkruar se pesë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Spitalin e Gjakovës për dy orë, raporton Gazeta Express.

Batusha ka shkruar në Facebook se situata me koronavirusin është jashtë çdo kontrolli.

Lexo Edhe:

“5 vdekje nga COVID-19 brenda dy orësh në Spitalin e Gjakovës. Situata është jashtë çdo kontrolli”, ka thënë ai.

Deputeti i LVV-së ka bërë thirrje që të shmangin daljet e panevojshme.

“Ruajeni veten aman! Shmangni daljet e panevojshme, mbani maskën në çdo moment dhe mbani higjienën personale. Kjo qeveri është pajtuar me vdekjen”, ka thënë ai. /GazetaExpress/