Dënohet me gjobë pasi pranoi se hoqi kabllon që ndërpriste furnizimin me energji elektrike të fqinjit - Gazeta Express
string(101) "denohet-me-gjobe-pasi-pranoi-se-hoqi-kabllon-qe-nderpriste-furnizimin-me-energji-elektrike-te-fqinjit"

Gazeta Express

16/12/2019 17:27

Dënohet me gjobë pasi pranoi se hoqi kabllon që ndërpriste furnizimin me energji elektrike të fqinjit

Gazeta Express

16/12/2019 17:27

Gjykata Themelore në Pejë, dega Istog, e ka dënuar me 300 euro gjobë të akuzuarin për veprën penale të vetëgjyqësisë, Metë Ferataj.

Gjykatësi Gani Rugova, e ka obliguar të akuzuarin edhe me shpenzimet procedurale në shumën prej 50 euro në total, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Para shpalljes së aktgjykimit nga gjykatësi Rugova, i pandehuri Ferataj e ka pranuar fajësinë për veprën penale e cila i bie në barrë, duke shtuar si i vjen keq për rastin.

Ndërkaq, prokurori Ersan Qavolli, para leximit të aktakuzës, e ka bërë përmirësimin sa i përket emrit të dëmtuarit të shënuar në dispozitivin e aktakuzës.

“Pas shikimit të aktakuzës, kam vërejtur se në dispozitivin e së njëjtës, është bërë një gabim teknik, ku si i dëmtuar është shënuar Armend Zema, e që në vend të tij duhet të jetë Armend Ferataj”, ka thënë prokurori Qavolli.

Ai është pajtuar me pranimin e fajësisë nga i akuzuari, duke i propozuar gjykatës që një gjë të tillë ta merr si rrethanë lehtësuese në rastin e marrjes së vendimit mbi dënimin e tij.

Ndryshe, në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Pejës të ngritur më 18 nëntor 2019, thuhet së i pandehuri Metë Ferataj, më 15 tetor 2019, rreth orës 16:00, në fshatin Sinajë të Komunës së Istogut, pikërisht pranë lokalit afarist “Drini Trocal”, ka ushtruar në mënyrë arbitrare të drejtën që ka menduar se i takon, në vend që t’i drejtohet organit kompetent.

Në aktakuzë thuhet se i pandehur, duke menduar se i takon vetëm atij e drejta në furnizim të energjisë elektrike, e cila përçohet përmes përçuesve elektrikë në shtyllën e cila gjendet pranë lokalit të lartcekur me pronar atë personalisht, ka shkëputur nga rrjeti elektrik fqinjin e tij, Armend Ferataj, duke i hequr kabllon furnizuese të rrymës nga shtylla, me ç’rast i dëmtuari si pasojë e këtyre veprimeve ka mbetur pa furnizim me rrymë elektrike.

Sipas aktakuzës, i pandehuri ka kryer veprën penale “vetëgjyqësia”, nga neni 410 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Advertisement
Advertisement
Advertisement