Del 'Panorama' shumë e pritur e Xhensilës e Ardian Bujupit - Gazeta Express
string(56) "del-panorama-shume-e-pritur-e-xhensiles-e-ardian-bujupit"

Del ‘Panorama’ shumë e pritur e Xhensilës e Ardian Bujupit

Gazeta Express

10/07/2020 14:39

Është publikuar bashkëpunimi i Ardian Bujupit me Xhensila Myrtezaj.

Ka dalë me videoklip bashkëpunimi më i ri në muzikën shqipe, ndër bashkëpunimet e shumta të përgatitura për këtë verë.

Lexo Edhe:

Është radha e Ardian Bujupit e Xhensila Myrtezaj, të cilët kanë publikuar këngën me titullin ‘Panorama’, të cilën e kanë paralajmëruar tash e disa ditë me pamje nga xhirimet e videoklipit, shkruan Gazeta Express.

Për tekstin e këngës kanë punuar vetë artistët bashkë me Muman, ndërsa për miksimin e muzikën e hitit është përkujdesur edhe këtë radhë Mixey.

Ardian Bujupi & Xhensila – PANORAMA (prod. MB & Unleaded)

Ky është bashkëpunimi i dytë i dyshes, pas suksesit të madh që kanë pasur me këngën ‘Çika çika’, e cila është dëgjuar shumë që nga vera e vitit 2018 dhe deri tani kanë arritur mbi 100 milionë klikime në videon e këngës në Youtube./Gazeta Express/