DEKONSTRUKSIONIZMI HISTORIK - Gazeta Express
string(27) "dekonstruksionizmi-historik"

DEKONSTRUKSIONIZMI HISTORIK

OP/ED

Gazeta Express

03/07/2022 9:19

Dje, ishte nje datë historike, nje dite qe perkujton pasurine kombetare e njerezore të përçuar nga brezat e mëparshëm per të arritur lirinë e për të ndërtuar shtetin demokratik.

Shkruan: Anton Berisha

Lexo Edhe:

Per fat te keq, kjo datë, 2 Korriku,  me vonë iu nenshtrua dekonstruksionit, nje depertimi ideologjik ku liria duhet te ndertohej nga e para dhe te individualizohej.

Shperfillja e historise, mosmarrja parasysh e pervojave dhe kontributi i gjeneratave, deri ne perbuzje, me nje fjalë të çndërtojne gjithçka, s’ishte gje tjeter perveçse marrje e meritave te lirise me qellim te sundimit dhe nenshtrimit.

I kombinuar me mekanizmat politik te acarimit, egersimit e polarizimit te skajshem u mbajt pushteti ne dekada.  Si produkt i kesaj mendesie e polarizimi, doli nje klase e re politike, e cila prape pretendon qe lirine njerezore ta ndertoje nga e para, por prape ne kultin e propozimeve te personit, si te padiskutueshme.

Kjo menyre e lehte terheqese, krijon njerez, e sidomos  te rinj te zbrazet, mosbesues ndaj gjithçkaje, duke rezultuar me nje rinenshtrim.

Ky manipulim dhe deformim, qe u perdoren si mjete sundimi ne emer te luftes e te votave, ne te kaluaren e tash sherbejne per te justifikuar çdo veprim.

Mohimi i historisë, mohimi i mendimit tjeter permes qasjes tallese, dyshuese varferon shoqerine dhe e bjen nen arrogancen e te fortit.

Keshtu, nuk ka me debat te shendetshem politik me qellimin e te mires se perbashket, por vetem demagogji e marketing te shkaterrimit te tjetrit. Kjo loje meskine diskualifikimesh qe eshte duke u luajtur ne Kosove qe nga paslufta, na ka  mbajtur ne nje debat manipulativ duke e sjelle shoqerine ne gjendje polemikash e kundershtimesh e duke i zene frymen debatit te shendetshem zhvillimor.

Thjesht, vazhdon te na lërë pa nje projekt per te gjithe, e pa të cilin nuk ka sesi të ndertohet shteti.