Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka reaguar pas deklaratës së bashkëpartiakut të tij, Fatos Gecit, pasi ky fundit tha në Kuvend se ish-presidentin Hashim Thaçi do ta përcjellë fati i njëjtë sikurse Naim Murselin, i cili u dënua me burgim të përjetshëm sot.
Dugolli me anë të një postimi në ‘Facebook’ tha se çfarëdo thirrje për dënimin e ndonjë pjesëtari të UÇK’së është e panevojshme dhe e dëmshme.
Reagimi i plotë:
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një nga vlerat më sublime të historisë sonë. Askush nuk ka as të drejtë dhe as bazë të vërë dyshime apo njolla mbi të.
Shpresoj që asnjë pjesëtar i kësaj ushtrie të mos dënohet apo gjykohet në procese gjyqësore, e sidomos në një proces si ai i Gjykatës Speciale, e cila nuk i ka ndjekur e aq më pak dënuar krimet gjenocidale të Serbisë.
Çfarëdo thirrje apo kërkese, nga kushdo qoftë, për dënimin e ndonjë pjesëtari të UÇK-së në këtë gjykatë, është e papranueshme, e panevojshme dhe e dëmshme.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...