Dehari po e drejton seancën konstituive me pak ngatërresa e vështirësi, sekretarja e Kuvendit i ndihmon - Gazeta Express
string(102) "dehari-po-e-drejton-seancen-konstituive-me-pak-ngaterresa-e-veshtiresi-sekretarja-e-kuvendit-i-ndihmon"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 10:41

Dehari po e drejton seancën konstituive me pak ngatërresa e vështirësi, sekretarja e Kuvendit i ndihmon

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 10:41

Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, deputeti më i vjetër i Kuvendit, po e kryeson me disa ngatërresa e vështirësi seancën konstituive.

Ai e ftoi një përfaqësues të Aleancës, në vend se ta ftonte fillimisht dikë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për ta propozuar një anëtar për komisionin e përkohshëm për verifikimin të kuorumit dhe mandateve.

“Ftoj përfaqësuesin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës…”, tha Dehari, ndërsa sekretarja iu afrua për ta përmirësuar: “LDK-në, LDK-në…”

“Ah, më fal. Më falni”, tha Dehari. “Ftoj përfaqësuesin e Lidhjes Demokratike të Kosovës që ta propozojë një deputet pë anëtar të komisionit”.

Gjatë kryesimit të seancës, Dehari po i bën vazhdimisht pyetje sekretares së Kuvendit, e cila edhe vetë po e ndihmon gjatë gjithë kohës.

“S’ke votu ti baci Avni”, i tha ajo në një moment, kur u votua për prezencën e deputetëve.

“Unë e shtypa këtë…”, i tha Dehari.

Sekretarja e Kuvendit i kujtoi edhe që Dehari t’u tregonte deputetëve se votimi ishte elektronik.

Advertisement
Advertisement
Advertisement