Një zarf ka ardhur sonte në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku thuhet se aty do të organizohet një dasmë për show.
Dolce, si kapitene e javës, do të zgjedhë tri çifte, ku ka të drejtë të zgjedhë edhe veten, dhe përmes Instagramit zyrtar të Big Brother VIP Kosova, publiku, përmes një votimi 24-orësh, do të vendosë se për cilin çift do të organizohet dasma.
Gjatë këtij procesi, duhet konsultim edhe me banorët, para se Dolce të marrë vendimin përfundimtar.
Gjatë votime Dolce, si kapitene, ka zgjedhur tre çifte e që janë: Benita – Klodian, Arditi – Hygerta dhe Londrim – Dolce.
Megjithatë, Vëllai i madh nuk ju ka treguar atyre se ata ia kanë lënë publikut në dorë që të shtojnë edhe dy çifte të tjera që ata dëshirojnë që t’i shohin si çift në Big Brother VIP Kosova.
Dhe bazuar në votat e tashme, publiku dëshiron të sheh dasmë ku do të martohen Klodi – Elijona ose Londrimi Elijona. /GazetaExpress/