Dashtevski: jemi plotësisht të përgatitur për zgjedhjet presidenciale - Gazeta Express
string(68) "dashtevski-jemi-plotesisht-te-pergatitur-per-zgjedhjet-presidenciale"

Maqedoni

Gazeta Express

23/04/2024 22:15

Dashtevski: jemi plotësisht të përgatitur për zgjedhjet presidenciale

Maqedoni

Gazeta Express

23/04/2024 22:15

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) është plotësisht i përgatitur për realizimin e zgjedhjeve presidenciale, tha në seancën e sotme kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

“Ne jemi plotësisht të përgatitur për nesër. Dhe këto përgatitje nuk ndalen kurrë. Dikujt i mungon gjithmonë diçka kështu që ne jemi në kontakt pa ndërprerje me njerëzit. Prej mëngjesit të sotëm kemi pasur disa kontakte dhe do të vazhdojmë të jemi në kontakt. Edhe nesër gjatë ditës nëse do të dalin probleme do t’i zgjidhim menjëherë, sepse është çështje e tillë që duhet të zgjidhet në vazhdimësi”, tha Dashtevski.

Lexo Edhe:

Siç ka sqaruar Dashtevski, qytetarët në zgjedhjet e nesërme do të mund ta ushtrojnë të drejtën e votës me dokument të vlefshëm identifikimi, letërnjoftim dhe dokument udhëtimi me emrin e vjetër kushtetues të Republikës së Maqedonisë, si dhe letërnjoftim dhe dokument udhëtimi të cilit i ka skaduar afati nëntë muaj para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, gjegjësisht 24 korrik 2023.

Dashtevski tha se sot nuk ka pasur probleme me votimin e të sëmurëve, të burgosurve, në diasporë dhe në shtëpitë e të moshuarve.

Në seancën e sotme të 98-të janë akredituar vëzhguesit e rinj për presidencialet dhe zgjedhjet parlamentare. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve u rrit në 1601, nga të cilët 915 janë vendas dhe 544 vëzhgues ndërkombëtarë, 84 përkthyes dhe 58 gazetarë të huaj.