Dardanët U16 pësojnë humbje turpëruese nga Gjibraltari - Gazeta Express
string(54) "dardanet-u16-pesojne-humbje-turperuese-nga-gjibraltari"

Dardanët U16 pësojnë humbje turpëruese nga Gjibraltari

Futboll

Gazeta Express

23/03/2023 19:34

Kombëtarja e Kosovës U16 ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut zhvillimor të UEFA-s, që po zhvillohet në Albena të Bullgarisë.

Të përzgjedhurit e Arbnor Morinës janë mundur nga kombëtarja inferiore, Gjibraltari, me rezultat 2:1.

Lexo Edhe:

Gjibraltari shënoi në pjesën e parë golin e epërsisë, më pas Skifter Mustafa i barazoi shifrat, por në periudhën kur Kosova ishte duke kërkuar golin e fitores me të gjitha forcat, në minutat shtesë të ndeshjes kundërshtari realizoi sërish përmes një kundërsulmi, duke vulosur fitoren.

Ndeshjen e fundit Kosova e luan kundër Maqedonisë së Veriut, më 26 mars, në orën 11:00.