Dardanët nisen drejt Sllovenisë në përkrahje të Kosovës, kanë kritika për politikanët - Gazeta Express
string(84) "dardanet-nisen-drejt-sllovenise-ne-perkrahje-te-kosoves-kane-kritika-per-politikanet"

Sport

Gazeta Express

14/11/2025 12:31

Dardanët nisen drejt Sllovenisë në përkrahje të Kosovës, kanë kritika për politikanët

Sport

Gazeta Express

14/11/2025 12:31

Kryetari i tifogrupit të Kombëtares së Kosovës ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me mbështetjen shtetërore për ekipin kombëtar përpara dy ndeshjeve të rëndësishme kualifikuese.

Ai shprehu zhgënjimin e tij për mungesën e përfshirjes së politikanëve, duke theksuar se, ndërsa gjithë sporti dhe populli janë mobilizuar, pushteti qëndron “i strukur, i heshtur dhe i painteresuar”.

Sipas tij, vendet fqinje shpesh kanë dhënë stimuj motivues për kombëtaret e tyre përpara ndeshjeve historike, duke ofruar premtime konkrete për çmime dhe mbështetje financiare.

Ai theksoi se në Kosovë, ndihma shtetërore për ekipin kombëtar vjen vetëm pas arritjes së suksesit dhe jo si motivim paraprak.

“Me u koritë është lehtë”, tha ai, duke nënvizuar se politikanët do të mbahen mend për heshtjen e tyre, ndërsa mijëra Dardanë janë duke udhëtuar drejt Sllovenisë për të mbështetur Kombëtaren, shkruan Gazeta Express.

Ai shtoi se, përkundër indiferencës së pushtetit, populli është mobilizuar masivisht dhe do të qëndrojë pranë ekipit në këtë moment historik.

Deklarata e tij vjen në prag të dy ndeshjeve që konsiderohen të rëndësishme jo vetëm për sportin, por edhe për imazhin dhe prestigjin shtetëror të Kosovës.

/GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement