Seancë tjetër në 20:30, për zgjedhjen e Presidentit, VV i propozon dy kandidate: Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën - Gazeta Express
string(111) "seance-tjeter-ne-2030-per-zgjedhjen-e-presidentit-vv-i-propozon-dy-kandidate-feride-rushitin-dhe-hatixhe-hoxhen"

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 20:07

Seancë tjetër në 20:30, për zgjedhjen e Presidentit, VV i propozon dy kandidate: Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 20:07

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, deklaron se sonte në orën 20:30 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, me kërkesë të VV-së.

Haxhiu thotë se “në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për President: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha”.

Postimi i saj i plotë:

Sot kam pranuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, e cila do të mbahet sot në orën 20:30.

Në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për President: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

I ftoj që të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të marrin pjesë në këtë seancë, në përputhje me obligimet e tyre kushtetuese.

Advertisement
Advertisement
Advertisement