Daniel Craig e konfirmon, “No Time To Die” filmi i tij i fundit si 007 - Gazeta Express
string(67) "daniel-craig-e-konfirmon-no-time-to-die-filmi-i-tij-i-fundit-si-007"

Gazeta Express

09/03/2020 14:18

Daniel Craig e konfirmon, “No Time To Die” filmi i tij i fundit si 007

Gazeta Express

09/03/2020 14:18

Daniel Craig, aktori i cili e portretizon James Bondin tash e një kohë ka konfirmuar që nuk do të jetë pjesë e këtij roli tashmë.

“No time to die” do të jetë paraqitja e tij e fundit në rolin e Bond, rol ky i cili i dha një popullaritet të jashtëzakonshëm aktorit në fjalë.

Lexo Edhe:

“Ky do të jetë filmi im i fundit në rolin e Bondit, por edhe pse i fundit për mua është më i miri nga të gjithë” shtoi ndër të tjera Craig në Saturday Live Night’s, përcjell Gazeta Express.

“No time to die” pritej që të shfaqej në kinema gjatë muajit prill, por që është shtyrë për në muajin nëntor, kjo për shkak të coronavirusit.

Aktori gjithashtu paralajmëroi projekte të reja, dhe tha se ndihet i lumtur që do të ketë rastin të provojë gjera të reja në jetën profesionale./Gazeta Express

Daniel Craig James Bond Monologue – SNL