Dani Alves lirohet nga burgu - Gazeta Express
string(28) "dani-alves-lirohet-nga-burgu"

Sport

Gazeta Express

25/03/2024 17:39

Dani Alves lirohet nga burgu

Sport

Gazeta Express

25/03/2024 17:39

Dani Alves është liruar ditën e sotme nga burgu pasi u pagua garancia e tij prej 1 milion eurosh.

Braziliani ishte shpallur fajtor për sulm seksual dhe ishte dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burgim muajin e kaluar, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, ai ditën e sotme është liruar nga burgu, pasi ka paguar garancinë e lirimit me kusht prej 1 milion eurosh.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Alves ka dorëzuar edhe pasaportat e tij spanjolle dhe braziliane, për të mos u konsideruar si rrezik që mund të largohet nga vendi.

40-vjeçari është liruar pasi qëndroi për 14 muaj në burg.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës ishte burgosur për herë të parë në janar 2023.

Tani ai do të presë në liri rishqyrtimin e dënimit për sulm seksual. /Gazeta Express/