Dallas Mavericks mposhti Minesota Timberwolves me rezultat 124:103 në ndeshjen e pestë të finaleve të Konferencës Perëndimore me një total prej 4:1 për të arritur finalet e mëdha të NBA. Aty i presin Boston Celtics.
Për Mavs, kjo është finalja e tretë në historinë e tyre dhe e para që nga viti 2011.
Jason Kidd ishte në fushë atëherë, dhe tani në pankinën e Mavs. Kështu, ai u bë i pari në historinë e ligës më të fortë që nga bashkimi i ligave NBA dhe ABA në 1976, i cili arriti në serinë e finaleve si lojtar dhe trajner me të njëjtin ekip.
Luka Doncic dhe Kyrie Irving shënuan secili nga 36 pikë për suksesin historik të Dallasit, por kjo është arritja e parë në finale për fenomenin slloven që kur filloi të impresiononte në NBA gjashtë vjet më parë.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...