Dalja e votuesve deri në orën 13, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019 - Gazeta Express
string(68) "dalja-e-votuesve-deri-ne-oren-13-krahasuar-me-zgjedhjet-e-vitit-2019"

Dalja e votuesve deri në orën 13, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019

Maqedoni

Gazeta Express

24/04/2024 14:42

Sot mbahet rrethi i parë i zgjedhjeve të shtata presidenciale në Maqedoninë e Veriut që nga pavarësimi i vendit. Deri në orën 13:00 kanë votuar 417.170 votues, gjegjësisht 24,92 %. Për krahasim, në rrethin e dytë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019-të, deri në këtë orë kanë votuar 367.892  votues, gjegjësisht 20.73 %, njofton Portalb.mk.

Në ora 13, në krahasim me zgjedhjet e kaluara, kanë votuar 4.19 % më shumë votues.

Lexo Edhe:

Më poshtë mund të shihni infografikun për daljen e votuesve, të dhënat janë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Dalja e votuesve deri në orën 13, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019