Dalin pamje të reja: Festa e Mike Tysonit me Tupac, natën kur u vra repisti - Gazeta Express
string(73) "dalin-pamje-te-reja-festa-e-mike-tysonit-me-tupac-naten-kur-u-vra-repisti"

Dalin pamje të reja: Festa e Mike Tysonit me Tupac, natën kur u vra repisti

Gazeta Express

30/05/2020 19:53

Së fundi janë publikuar në rrjete sociale disa pamje të reja ku shihet ish-boksieri amerikan Mike Tyson teksa festonte me repistin Tupac Shakur, pikërisht natën kur ishte vrarë ky i fundit.

Repisti amerikan legjendar ishte vrarë natën e 7 shtatorit të vitit 1996, pasi ai ishte larguar nga MGM Grand Garden Arena në Las Vegas, ky Tyson ishte përballur me Bruce Seldon, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Tyson kishte arritur ta mposhte Seldonin qysh në rundin e parë të meçit për ta fituar titullin e kampionit botëror të WBA, përderisa pastaj ai e kishte festuar fitoren me Tupac-un.

Tyson dhe Tupac ishin shokë të ngushtë dhe së fundi tani janë publikuar disa pamje që tregojnë për momentet prapaskenave që i kishte ndarë dyshja mas meçit.

Tupac ishte vrarë më vonë atë natë, pasi ishte goditur disa herë me plumba para hotelit Maxim. /Gazeta Express/