Dafina Zeqiri publikon imazhe duke shkëmbyer puthje me të dashurin e ri - Gazeta Express
string(71) "dafina-zeqiri-publikon-imazhe-duke-shkembyer-puthje-me-te-dashurin-e-ri"

Rozë

Gazeta Express

31/10/2023 13:35

Dafina Zeqiri publikon imazhe duke shkëmbyer puthje me të dashurin e ri

Rozë

Gazeta Express

31/10/2023 13:35

Këngëtarja shumë e dashur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka qenë shumë e përfolur kohët e fundit, si nga sukseset në karrierë, po ashtu edhe nga jeta personale.

Dyshimet për lidhjen e tyre erdhën fillimisht kur Dafina postoi fotografi në krahët e tij.

Çifti nuk kishin dalë ndonjëherë zyrtarisht për ta pohuar këtë gjë, por shpesh janë parë në postime të ndryshme duke kaluar kohë bashkë.

Foto: Dafina Zeqiri/ Instagram

Mbrëmë (e hënë), ajo ka postuar imazhe të reja në InstaStory, pranë Kreshnikut, ku çifti shkëmbejnë puthje me njëri-tjetrin.

Këtë fansat e morën si konfirmim të lidhjes së tyre, pasi deri tani ata nuk ishin shfaqur në këtë mënyrë.

Foto: Dafina Zeqiri/ Instagram

Kjo lidhje e re e Dafinës erdhi menjëherë pas përfundimit të një lidhjeje të gjatë që pati me Dj Geek. Reklama

Ca javë më parë këngëtarja erdhi me një bashkëpunim me reperin Mozzik, projekt ky i titullur Drama Pahiri. /Telegrafi

Foto: Dafina Zeqiri/ Instagram

Advertisement
Advertisement
Advertisement