Dafina Zeqiri ankohet për diskriminim nga organizatorët e protestave në Prishtinë - Gazeta Express
string(81) "dafina-zeqiri-ankohet-per-diskriminim-nga-organizatoret-e-protestave-ne-prishtine"

Dafina Zeqiri ankohet për diskriminim nga organizatorët e protestave në Prishtinë

Yjet

Gazeta Express

01/09/2022 1:43

Numër i madh i qytetarëve i janë përgjigjur protestës së sotme të thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, kundër dhunës ndaj grave e vajzave.

Tanimë jemi mësuar ta shohim edhe artisten Dafina Zeqiri në protesta të shumta të organizuara në Prishtinë, rreth kauzave të ndryshme, e njësoj ndodhi edhe sot ku ajo së bashku me ekipin e saj “Moneyz” iu bashkuan turmës së protestuesve.

Lexo Edhe:

Por, në disa komente të bëra në Instagram, Zeqiri shkruan se organizatorët e protestës e diskriminuan atë dhe ekipën e saj, e që bashkë me ta ishte dhe ish-presidentja, Atifete Jahjaga, duke mos i lënë të ‘dukeshin’ në këtë protestë.

“Një organizatë serioze është për gjithë popullin, për me u bashku me luftu për të drejtat tona, për atë arsye jemi mbledh të gjithë”, shkruan këngëtarja.

Tutje, Dafina shkruan se nuk e ka kuptuar qartë sjelljen e tyre, e dhe njërëzit përreth nuk e kuptua një gjë të tillë.

Në fund, këngëtarja është shprehur e lumtur me numrin e madh të protestuesve, duke dhënë dhe një mesazh.

“Protestat janë për të na bashkuar, e jo për të na ndarë”, shkruan Zeqiri.

Kujtojmë se Dafina Zeqiri protestoi dhe në rastin e dhunimit të 16-vjeçares nga Drenasi, e edhe sot këngëtarja tregoi se është gjithnjë e gatshme të mbështesë personat në nevojë, e aq më tepër vajzat/gratë që kanë përjetuar diçka të tillë.