”Cristiano Ronaldo do të pensionohet nga Portugalia këtë verë” - Gazeta Express
string(60) "cristiano-ronaldo-do-te-pensionohet-nga-portugalia-kete-vere"

Futboll

Gazeta Express

03/07/2026 0:46

”Cristiano Ronaldo do të pensionohet nga Portugalia këtë verë”

Futboll

Gazeta Express

03/07/2026 0:46

Cristiano Ronaldo do të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar në fund të Kupës së Botës, sipas motrës së tij.

Katia Aveiro u tha gazetarëve se ky turne do të jetë “vallëzimi i fundit” i Ronaldos, përpara ndeshjes së Portugalisë në fazën e 1/16-ës së finales.

Portugalia përballet me Kroacinë në fazën me eliminim direkt të turneut në orët e para të së premtes, me ikonën e futbollit që është titullar.

Megjithatë, nëse Portugalia humbet, atëherë Ronaldo mund ta ketë zhvilluar tashmë ndeshjen e tij të fundit me kombëtaren, nëse deklaratat e motrës së tij rezultojnë të sakta.

Ajo deklaroi për “Sport TV”: “Shijojeni sa zgjat. Po përfundon së shpejti. Informacioni që kam, nga një burim i besueshëm… ky është vallëzimi i tij i fundit”.

“Besoj se nuk do të jetë sonte që do t’i thonë lamtumirë, por ai moment po afron. Besoj fort se kjo është lamtumira. Prandaj shijojeni shumë, sepse do të jetë e vështirë të gjendet dikush tjetër pas 200 golave. Po flas për Kombëtaren e Portugalisë”, shtoi ajo.

Aveiro shtoi: “Për njerëzit inteligjentë, për ata që e duan futbollin, duhet ta duan Ronaldon. Janë ata që humbasin. Ai ka dominuar për më shumë se 20 vjet. Shikoni ku jemi sot ne, familja Aveiro… dhe nga kemi ardhur. Shikoni vuajtjet që ka kaluar nëna ime… Mendoni se kritikat do të ndikojnë në lumturinë tonë? Kurrë!”.

Duke reflektuar mbi karrierën 23-vjeçare të Ronaldos me Portugalinë, ajo tha: “Gjëja më e rëndësishme është të shijojmë këto mbi 20 vite që kemi përjetuar. Jam jashtëzakonisht krenare”.

Ronaldo kishte konfirmuar më herët se kjo Kupë e Botës do të ishte e fundit për të, por nuk ka komentuar ende nëse do të tërhiqet edhe nga kombëtarja.

Nëse kjo Kupë e Botës shënon fundin e rrugëtimit të Ronaldos, atëherë do të mbyllet një nga karrierat më të suksesshme në historinë e futbollit ndërkombëtar.

Ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Portugalisë me 145 gola, ndërsa mban edhe rekordin për më shumë paraqitje me fanellën e kombëtares, plot 232.

Në fakt, asnjë futbollist në histori nuk ka zhvilluar më shumë ndeshje me kombëtaren e vendit të tij sesa Ronaldo, i cili qëndron përpara edhe Lionel Messit.

41-vjeçari ka fituar gjithashtu tre trofe me Portugalinë: dy herë Ligën e Kombeve dhe Kampionatin Evropian në vitin 2016.

Ronaldo konsiderohet një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe, pikërisht për këtë arsye, trajneri i tij, Roberto Martinez, beson se ai mund të vazhdojë ende ta përfaqësojë vendin.

Megjithatë, motra e tij duket se ka zbuluar se ai do t’i japë fund karrierës së tij me kombëtaren këtë verë.

Ndeshja e fundit e Ronaldos me Portugalinë mund të vijë kundër Kroacisë, kur dy kombëtaret do të përballen në Toronto të Kanadasë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement