Cramon tha se “ushtria dixhitale” e LVV-së e kufizon lirinë e shprehjes, reagon Manxhuka: Besojmë në lirinë e fjalës - Gazeta Express
string(112) "cramon-tha-se-ushtria-dixhitale-e-lvv-se-e-kufizon-lirine-e-shprehjes-reagon-manxhuka-besojme-ne-lirine-e-fjales"

Cramon tha se “ushtria dixhitale” e LVV-së e kufizon lirinë e shprehjes, reagon Manxhuka: Besojmë në lirinë e fjalës

Lajme

Gazeta Express

28/03/2024 7:43

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka i ka quajtur lajme të rreme të cilat sipas tij, po hidhen nga ish-anëtarë të kësaj partie, se ata po cenojnë fjalën e lirë.

Ai në X, ku ka shpërndarë edhe postimin e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila ka shkruar se në Kosovë “ushtria dixhitale” e LVV-së e kufizon lirinë e shprehjes, ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Lexo Edhe:

Ai ka shkruar se ata besojnë në lirinë e fjalës për të gjithë qytetarët.