string(81) "cpo-gatuajne-luana-vjollca-dhe-brandi-boteror-na-lane-pa-fjale-me-videon-e-fundit"

Yjet

Gazeta Express

08/06/2021 11:11

Ç’po ‘gatuajnë’ Luana Vjollca dhe brandi botëror? Na lanë pa fjalë me videon e fundit!

Yjet

Gazeta Express

08/06/2021 11:11

Padiskutim është një nga emrat më të fuqishëm të modës dhe së fundmi brandi botëror, Philipp Plein është “fiksuar” me showgirl-in shqiptar Luana Vjollca.

Dyshja ka patur një bashkëpunim mjaft të frutshëm kohët e fundit dhe tashmë gëzojnë një marrëdhënie perfekte.

Prej kohësh dukej se Luana Vjollca mund të ishte një nga imazhet kryesorë të firmës ndërkombëtare dhe një sinjal për komfirmim duket se sapo na e dha vetë “Philipp Plein” nga faqja zyrtare e Instagramit.

“Philipp Plein Official” na surprizoi me një klip të shkrurtër mjaft “WOW”, ku në qendër të fokusit është Luana Vjollca e kuruar në detaje nga gjiganti i modës dhe në sfond shihet të kenë zgjedhur “HIT-in e karantinës nga Luana, “Pa Panik”.

“Showgirl”-i shqiptar e ripostoi videon teksa shkruan “Exclusive!!! #ppfamily”, duke na lënë të kuptojmë se surprizat janë gati të zbulohen pak e nga pak!

Epo ne jemi në pritje të të rejave më të fundit nga bashkëpunimi i shumëpritur nga #LV ft #PP!!