Yasemin Yazıcı thyen heshtjen për lidhjen me Onur Tunën - Gazeta Express
string(55) "yasemin-yazici-thyen-heshtjen-per-lidhjen-me-onur-tunen"

Yjet

Gazeta Express

24/07/2026 22:16

Yasemin Yazıcı thyen heshtjen për lidhjen me Onur Tunën

Yjet

Gazeta Express

24/07/2026 22:16

Aktorja e njohur turke, Yasemin Yazıcı, është parë së fundmi në Stamboll në shoqërinë e babait të saj, ku është ndalur nga gazetarët dhe ka folur për herë të parë publikisht për marrëdhënien me aktorin Onur Tuna.

E pyetur nëse çifti po planifikon ta kurorëzojë dashurinë me martesë, ajo u përgjigj shkurt: “Kısmet”, një shprehje turke që nënkupton “si të jetë e shkruar”.

Me këtë deklaratë, aktorja la të kuptohet se për momentin nuk kanë marrë një vendim konkret dhe se preferojnë t’ia lënë kohës një hap kaq të rëndësishëm.

Yazıcı sqaroi gjithashtu se të dy kujdesen shumë për privatësinë e tyre. Sipas saj, vendimi për të mos ndarë çdo detaj të lidhjes në rrjetet sociale është një zgjedhje e përbashkët, për ta jetuar marrëdhënien larg vëmendjes së publikut dhe presionit mediatik.

Krahas jetës personale, aktorja foli shkurtimisht edhe për angazhimet profesionale. Ajo bëri të ditur se është në bisedime për disa projekte të reja televizive për sezonin e ardhshëm, ndërsa detajet pritet të zbulohen së shpejti. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement