Covid-19, shtyhet sërish seanca për ish ministrin Saimir Tahiri - Gazeta Express
string(62) "covid-19-shtyhet-serish-seanca-per-ish-ministrin-saimir-tahiri"

Covid-19, shtyhet sërish seanca për ish ministrin Saimir Tahiri

Gazeta Express

28/05/2020 9:39

Gjykata e Apelit ka shtyre sërish seancën  gjyqësore ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish drejtorin e policisë së Vlorës Jaeld Çela.

Në këtë seancë nuk do të jetë sërish i pranishëm ish ministri por vetëm avokati i tij Maks Haxhia.

Lexo Edhe:

Ndër të tjera mësohet se avokati i Tahirit pritet që pas kërkesës së bërë nga ish drejtori i Policisë  së Vlorës për përjashtim të trupës gjykuese, edhe ai të kërkojë një gjë të tillë me të njëjtat argumenta që ka paraqitur dhe Jaeld Çela ku sipas argumentit trupa gjykuese ka shqyrtuar kërkesa të tjera të grupit Habilaj që vijojnë procesin.

Ndërkohë pritet që Çela pas vetëdorëzimit në polici të jetë i pranishëm këtë të enjte në këtë seancë gjyqi. Çela në momentin e vetëdorizimit është shprehur se prokuroria nuk ka asnjë provë ndaj tij dhe e vetmja provë është vetëm një mesazh urimi nga Moisi Habili dhe që nuk ja ka kthyer. Ai ka falenderuar të gjithë policët që e kanë ndihmuar në këto vite arrati.