Conte sot takohet me drejtuesit e Napolit, diskutohet e ardhmja e tij - Gazeta Express
string(68) "conte-sot-takohet-me-drejtuesit-e-napolit-diskutohet-e-ardhmja-e-tij"

Futboll

Gazeta Express

10/11/2025 14:48

Conte sot takohet me drejtuesit e Napolit, diskutohet e ardhmja e tij

Futboll

Gazeta Express

10/11/2025 14:48

Situata te Napoli është bërë gjithnjë e më e tensionuar pas rezultateve të fundit, dhe tashmë pritet një zhvillim vendimtar.

Sipas raportimeve të fundit, një takim urgjent është planifikuar për sot mes trajnerit Antonio Conte dhe drejtuesve të klubit, ku do të marrë pjesë edhe presidenti Aurelio De Laurentiis.

Ky takim pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e Contes, me të dyja palët që duan të kuptojnë nëse dhe si do të vazhdojnë bashkëpunimin.

Napoli aktualisht renditet në vendin e katërt në Serie A, ndërsa në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve ndodhet në vendin e 24-të, çka ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te tifozët dhe në drejtuesinë e klubit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement