"Çmendet" shqiptari, rrëmben 25 emigrantë në pyjet greke: Bastardët, po na djegin (Video) - Gazeta Express
string(82) "cmendet-shqiptari-rremben-25-emigrante-ne-pyjet-greke-bastardet-po-na-djegin-video"

Shqiperi

Gazeta Express

23/08/2023 10:34

“Çmendet” shqiptari, rrëmben 25 emigrantë në pyjet greke: Bastardët, po na djegin (Video)

Shqiperi

Gazeta Express

23/08/2023 10:34

Një shtetas shqiptar, i identifikuar si Apostolos (Astrit) Tota me origjinë nga Kukësi, që jeton prej 33 vitesh në Greqi, në zonën e përfshirë nga flakët, ka publikuar një video të pazakontë në llogarinë e tij në “Twitter”, ku shihet duke “arrestuar” emigrantë dhe refugjatë, raportojnë mediet greke.

Në videon e publikuar, ai ka treguar një automjet të tipit trailer, në të cilin ka futur 25 emigrantë të paligjshëm që jetojnë nëpër pyjet e Aleksandropolit. Ai ka shkuar deri aty sa i akuzon ata se janë përgjegjës për zjarret masive që kanë përfshirë Greqinë.

Lexo Edhe:

“Kam ngarkuar 25 emigrantë në rimorkio, duan të na djegin këta, 25 bastardë këtu e i gjithë mali është plot.Janë të betuar të na djegin.Organizohuni, le të dalim e t’i mbledhim. Vetëm kaq po ju them, duan të na djegin”- thotë ai teksa zbulon fytyrat e emigrantëve të frikësuar.

KLIKO KËTU PËR TË PARË VIDEON

Pas publikimit të videos, shqiptari është lokalizuar dhe arrestuar bashkë me dy grekë, shkruajnë mediet fqinje.

/Gazeta Express