Clooney refuzoi 35 milionë dollarë për një reklamë të një shteti të huaj - Gazeta Express
string(72) "clooney-refuzoi-35-milione-dollare-per-nje-reklame-te-nje-shteti-te-huaj"

Yjet

Gazeta Express

03/12/2021 22:29

Clooney refuzoi 35 milionë dollarë për një reklamë të një shteti të huaj

Yjet

Gazeta Express

03/12/2021 22:29

“Lidhej me një vend diskutabil”

George Clooney ka pranuar që ai ka refuzuar 35 milionë dollarë për një reklamë të një kompanie ajrore, kjo pasi që Amal i ka thënë atij që “nuk ia vlente”.

Lexo Edhe:

George Clooney ka thënë sot që ai ka kthyer 35 milionë dollarë për vetëm një ditë punë duke luajtur në një reklamë të një kompanie ajrore.

Aktori (60(, i cili raportohet se ka pasuri 500 milionë dollarë, ka treguar se gruaja tij Amal (43) e kishte këshilluar që mos ta merrte pagën marramendëse pasi që ajo lidhej me një shtet “të diskutueshëm” që ai nuk ka dashur të cilën ai nuk ka dashur ta specifikojë së cili është.

Amal, një avokate e të drejtave të njeriut, e lindur në Bejrut e që ka studiuar në Universitetin e Oksfordit dhe ka specializuar në të drejtën ndërkombëtare – të cilën ajo mund ta aplikojë si në SHBA dhe Britani të Madhe.

“Mirë, po. Me janë ofruar 35 milionë dollarë për një ditë punë për një reklamë të një kompanie ajrore, por bisedova me Amal dhe ne vendosëm që nuk ia vlente”, ka thënë ylli i Ocean Eleven për The Guardian.

“Lidhej me një vend që, edhe pse është një aleat, ishte diskutabil kohë pas kohe kështu që mendova: Mirë, më mori disa minuta gjumë dhe iku, nuk ia vlente”, ka shtuar ai.

Pavarësisht se refuzoi këtë, ai ka fituar më shumë se 30 milionë fonte për të promovuar kafenë Nespresso. /GazetaExpress/