Clark: Që nga vitet e 90-ta, manastiret serbe në Kosovë ishin strehë e nacionalizmit serb dhe strehimore e armatimit - Gazeta Express
string(114) "clark-qe-nga-vitet-e-90-ta-manastiret-serbe-ne-kosove-ishin-strehe-e-nacionalizmit-serb-dhe-strehimore-e-armatimit"

Clark: Që nga vitet e 90-ta, manastiret serbe në Kosovë ishin strehë e nacionalizmit serb dhe strehimore e armatimit

Lajme

Gazeta Express

28/09/2023 8:47

Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Gjenerali Ëesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, thotë se që prej shumë vitesh, manastiret serbe në Kosovë janë përdorur si strehë e nacionalizmit serb dhe për fshejhen e arsenalit të armëve serbe.

“Ne e dimë nga përvoja e mëparshme në Ballkan në vitet 1990, dhe që atëherë se manastiret serbe kanë qenë strehë e nacionalizmit serb. Dhe kjo nuk e përjashton përdorimin e tyre si arsenale. Ndaj kjo është gjëja më shqetësuese”

Lexo Edhe:

Clark shpreson që KFOR të insistojë që këto manastire të inspektohen dhe arsenalet të konfiskohen.

“Sepse nuk ka vend për këtë në mes të përpjekjeve për të arritur marrëveshjen e autonomisë për qytetarët serbë të Kosovës. Është kundërproduktive dhe nuk ka vend për kërcënime me dhunë dhe armë”, tha ai.