Çka përfaqëson Andin Hoti? – Pse nuk mund të jetë një figurë tjetër e njohur? - Deputetët e VV-së përgjigjen në Pressing - Gazeta Express
string(114) "cka-perfaqeson-andin-hoti-pse-nuk-mund-te-jete-nje-figure-tjeter-e-njohur-deputetet-e-vv-se-pergjigjen-ne-pressing"

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 22:13

Çka përfaqëson Andin Hoti? – Pse nuk mund të jetë një figurë tjetër e njohur? – Deputetët e VV-së përgjigjen në Pressing

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 22:13

Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu, ka thënë në “Pressing” të T7, se Andin Hoti nuk u propozua për President vetëm pse është djali i veprimtarit shqiptar Ukshin Hoti, por edhe pse ka një karrierë që e ka arritur me punë.

Ajo tha se edhe fakti që është djali i Ukshin Hotit ka qenë arsyje, por jo e vetmja.

“Andin Hoti mundet me qenë figurë unifikuese dhe e përshtatshme për President sepse është djali i njërit prej njerëzve ku dihet se çka ka përfaqësuar”.

“Nuk e kemi propozuar Andin Hoti vetëm pse është djali i Ukshin Hotit, por ai ka edhe një karrierë, por edhe pse është djali i Ukshin Hotit”, ka thënë ajo

Ndërsa, deputeti Alban Bajrami, tha se Hoti ka pasur një pozitë ku ka bashkëpunuar me të gjitha partitë politike. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement