City nuk ndalet: tjetër transferim i madh në Premier League - Gazeta Express
string(58) "city-nuk-ndalet-tjeter-transferim-i-madh-ne-premier-league"

Futboll

Gazeta Express

16/01/2026 16:04

City nuk ndalet: tjetër transferim i madh në Premier League

Futboll

Gazeta Express

16/01/2026 16:04

Marc Guéhi është lojtar i ri i Manchester Cityt. Lajmi është konfirmuar nga gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Sipas raportimeve, Manchester City ka arritur marrëveshje totale me Crystal Palace, me ofertën zyrtare që është pranuar pak momente më parë. Shuma e transferimit pritet të jetë rreth 20 milionë paund.

Mbrojtësi anglez ka pranuar tashmë kalimin te ekipi i Cityt, ndërsa gjithçka është gati për hapat e fundit formalë, përfshirë testet mjekësore dhe firmosjen e kontratës.

Guéhi shihet si një përforcim i rëndësishëm për repartin defensiv të skuadrës së Pep Guardiolës, falë cilësive të tij fizike, lidershipit dhe eksperiencës në Premier League.

Një tjetër goditje e madhe në merkato për Manchester Cityn, që vazhdon të forcojë skuadrën për sfidat e sezonit të ardhshëm. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement