Çifti po gëzonte dasmën, tragjedia në Bejrut ia ndërpret gjithçka - Gazeta Express
string(63) "cifti-po-gezonte-dasmen-tragjedia-ne-beirut-u-nderpret-gjithcka"

Gazeta Express

05/08/2020 8:28

Çifti po gëzonte dasmën, tragjedia në Bejrut ia ndërpret gjithçka

Gazeta Express

05/08/2020 8:28

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e së martës në kryeqytetin e Libanit. Për pasojë të paktën 50 persona kanë humbur jetën, ndërsa të paktën 3.000 të tjerë janë lënduar në Bejrut.

Pamjet e publikuara në mediat tregojnë shkatërrimin dhe lëndimet në njerëz që shpërthimi la pas.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, Abcnews.al ka siguruar pamje nga momenti kur ndodhi shpërthimi, ndërsa po bëheshin xhirime për një dasmë.

Ndërsa filmohej nusja, në një moment toka tronditet dhe më pas personi që po mbante kamerën zhvendoset dhe në rrugë shihet pluhuri i ngritur në ajër.

Për shpërthimin nuk ka ende një shkak zyrtar, por paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për incident në një magazinë ku mbaheshin lënde plasëse me rrezikshmëri të lartë shpërthimi.

Fotoreporteri duke bere video per dasme, ne Beirut ndodh shperthimi i fuqishem | ABC News Albania