Chelsea zbulon fanellën për sezonin e ri - Gazeta Express
string(40) "chelsea-zbulon-fanellen-per-sezonin-e-ri"

Chelsea zbulon fanellën për sezonin e ri

Gazeta Express

01/07/2020 11:43

Chelsea e ka zbuluar fanellën e parë për sezonin 2020/21, e cila do të jetë në dispozicion për t’u blerë nga tifozët që nga 9 korriku.

Fanella e re e ka një dizajn më të thjeshtë, që thuhet të jetë frymëzuar nga tradita e zejes së rrobaqepësisë në Londër, do ta ketë një sponsor të ri përpara në fanellë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

 Logoja e kompanisë telefonike Three UK do të jetë në fanellën e lojtarëve, pasi që Yokohama Tyres nuk është më sponsori kryesor i klubit.

“Fanella e re 2020/21 e sjell një pjesë të Savile Row në Stamford Bridge, duke i përzier inovacionet e fundit në modën e sportit me finesën e rrobaqepësisë fine të Londrës”, thuhet në njoftimin e klubit londinez.

Sulmuesi i Chelseat, Tammy Abraham, i cili tani do të garojë me Timo Ëernerin për një vend në formacionin e parë të klubit, është tifoz i madh i kësaj fanelle.

“Është një fanellë tipike për Chelsean. Ju mund ta shihni historinë prapa fanellën me mënyrën se si duket dhe të gjitha detajet që ta kujtojnë një kostum të punuar mirë. Mendoj se do të jemi klubi me fanellat më të mira sezonin e ri”, ka thënë Abraham. /Gazeta Express/