Chelsea po e kërkon zëvendësuesin e Pochettinos, do të largohet edhe Sterling - Gazeta Express
string(76) "chelsea-po-e-kerkon-zevendesuesin-e-pochettinos-do-te-largohet-edhe-sterling"

Futboll

Gazeta Express

25/04/2024 10:40

Chelsea po e kërkon zëvendësuesin e Pochettinos, do të largohet edhe Sterling

Futboll

Gazeta Express

25/04/2024 10:40

Chelsea po planifikon të bëjë revolucion në ekip gjatë verës që vjen.

Por, fillimisht, i pari që do të largohet nga “Blues” do të jetë trajneri Mauricio Pochettino, shkruajnë mediat e mëdha britanike, përcjell “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Mbi të gjitha, humbja e thellë 0:5 nga rivali londinez, Arsenal ishte “flakaresha” më e rëndë për trajnerin argjentinas, i cili i ka ditët e numëruara në “Stamford Bridge” pasi eksperienca e tij me “Blues” ishte mjaft dëshpëruese.

Drejtuesit e klubit po e kërkojnë “një trajner prej më të mirëve të mundshëm” për ta zëvendësuar ish-trajnerin e Tottenhamit dhe Paris Saint-Germainit.

Ndërkohë, Të Kaltrit “do ta spastrojnë” edhe ekipin.

Raheem Sterling do të jetë njëri prej shumë yjeve që pritet të largohen nga Londra, njofton mediumi britanik “The Telegraph”.

Gjithnjë sipas mediumit britanik, interesim për përfaqësuesin anglez kanë shfaqur klubet nga Arabia Saudite.

Andaj, nuk përjashtohet mundësia që ish-futbollisti i Liverpoolit dhe i Manchester Cityt të përfundojë gjatë verës që vjen në Saudi Pro League, atje ky klubet saudite po paguajnë shuma të majme të parave. /Gazeta Express/