Chelsea e ka ndjekur shembullin e Liverpoolit për t’u deklaruar kundër racizmit dhe brutalitetit policor në SHBA, pasi që të gjithë lojtarët dhe stafi u ulën në një gju, simbol ky i lidhur me lëvizjen “Jeta e personave me ngjyrë ka peshë” (ang. Black Lives Matter).
Futbollistë të shumtë në Evropë i kanë shfrytëzuar platformat e tyre në rrjete sociale për të treguar përkrahje për protestat e vazhdueshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas vdekjes së George Floyd, transmeton Gazeta Express.
Protestat shpërthyen në qytete të shumta të SHBA-së javën e kaluar, pas vdekjes së Floyd. Amerikani me ngjyrë vdiq pasi një polic i bardhë ia mbajti gjurin mbi qafë për mbi tetë minuta.
Ekipi i parë i Liverpoolit e kishte publikuar një fotografi të hënën nga seanca stërvitore, ku shihej e gjithë skuadra e ulur në një gju , përderisa futbollistët që e shpërndanë foton e ndoqën atë me mbishkrimin: “Bashkimi është fuqi”.
Tani, edhe Chelsea e ka bërë të njëjtën gjë. Portieri Kepa Arrizabalaga e postoi një foto të ekipit të Chelseat, ku shihen lojtarët të vendosur në formën e shkronjës H, simbol për fjalën angleze “Humans” që në shqip do të thotë njerëz.
Enough is enough. We are all HUMANS. Together we are stronger. #BlackLivesMatter ✊✊?✊?✊?✊?✊? pic.twitter.com/EwAQe4QQsW
— kepa Arrizabalaga (@kepa_46) June 2, 2020
“Mjaft është mjaft. Ne jemi të gjithë NJERËZ. Së bashku jemi më të fuqishëm #JetaENjerëzveMeNgjyrëKaPeshë”, shkroi Arrizabalaga mbi fotografinë e postuar. /Gazeta Express/