Çfarë po ndodh me Botërorin e Klubeve për vitin 2022 - Gazeta Express
string(52) "cfare-po-ndodh-me-boterorin-e-klubeve-per-vitin-2022"

Çfarë po ndodh me Botërorin e Klubeve për vitin 2022

Futboll

Gazeta Express

22/06/2022 23:39

Ende nuk ka data apo vend se ku do të zhvillohet ky event

Fituesi i Ligës së Kampionëve, Real Madrid është favorit për të fituar edhe dy trofe, të cilat mund t’i vendos në vitrinë këtë vit.

Lexo Edhe:

Bëhet fjalë për Super Kupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve. Por përderisa të gjitha detalet për titullin kontinental janë finalizuar, ende ka mjegull për Botërorin e Klubeve për vitin 2022.

Mbajtja e Botërorit në Katar, i cili zhvillohet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor, nuk ka lënë shumë hapësira në kalendar për Botërorin e Klubeve, i cili më 2019, para se të ishte pandemi, mbahej në javën e dytë dhe të tretë të dhjetorit.

Kjo dritare në kalendar tani është e mbyllur për këtë garë, e cila organizohet nga FIFA.

Parashikohet që ai të mbahet në shkurt të vitit 2023 dhe në ditët e para të marsit 2023.

Por në këto dy muaj është rrethi i 1/8-ës së finales së Ligës së Kampionëve që po ashtu ndikon në pjesëmarrjen e Madridit, nëse Los Blancos e kalojnë fazën e grupeve.

Deri me sot nuk ka ndonjë vend se ku do të mbahet kjo garë, e cila vitin e kaluar u luajt në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Përfaqësuesi i UEFA-së, Chelsea, e fitoi titullin vitin e kaluar ku mposhti Palmeiras nga Brazili në finale.

Mungesa e një vendi po ashtu ndikon në listën e pjesëmarrësve, oasi që FIFA rezervon vende vetëm për kampionin e vendit mikpritës. Për momentin, vetëm tre klube e kanë të garantuar pjesëmarrjen në këtë garë: Real Madrid, Seattle Sounders dhe Wydad Casablanca.

Kampioni i Copa Libertadores, kampioni i Ligës së Kampionëve të Azisë dhe të Oqeanisë ende nuk janë përcaktuar. /GazetaExpress/