Ka përfunduar çereku i parë i finales së pestë dhe vendimtare në basketboll mes Trepçës dhe Yllit.
Rezultati pas 10 minutave të parë është 10:16 për suharekasit.
Ylli pati një seri prej katër tresheve radhazi që i dhanë edhe epërsinë për këtë çerek.
Një atmosferë fantastike po mbizotëron në “Minatori” të Mitrovicës me palestrën e stërmbushur me tifozë.
Kujtojmë se skuadra që fiton sonte shpallet kampion i Kosovës në basketboll.