Cavani buzë kalimit në Boca - Gazeta Express
string(27) "cavani-buze-kalimit-ne-boca"

Gazeta Express

30/03/2020 11:13

Cavani buzë kalimit në Boca

Gazeta Express

30/03/2020 11:13

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani, është shumë pranë kalimit në Boca Juniors.

Drejtori sportiv i Bocas, Jorge Bermudez, thotë se Cavani do t’i bashkohet gjigantit argjentinas shumë shpejt, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Cavanit i mbaron kontrata me PSG-në në muajin qershor, prandaj për të është përfolur se do të largohet nga klubi francez në verë, disa muaj pasi i dështoi kalimi në Atletico Madrid në janar.

Sulmuesi 33-vjeçar, i cili është golashënuesi më i mirë në histori të PSG-së, është synim edhe i klubit të ri të MLS-së, Inter Miami.

Por duhet se Boca do të arrijë ta joshë atë t’i bashkohet klubit, zëvendëspresident i të cilit është legjenda Juan Roman Riquelme. /Gazeta Express/