CAS redukton pezullimin e Rusisë me 2 vite - Gazeta Express
string(42) "cas-redukton-pezullimin-e-rusise-me-2-vite"

CAS redukton pezullimin e Rusisë me 2 vite

Sport

Gazeta Express

18/12/2020 15:19

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv përgjysmoi dënimin e Rusisë, pas skandalit të famshëm të dopingut që pushtoi këtë vend.

Fillimisht 12 muaj më parë ky shtet u skualifikua nga Agjencia Botërore e Antidopingut për një periudhë 4 vjecare, ndërsa më pas Rusia vendosi ta cojë cështjen në Lozanë, në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv për të apeluar vendimin.

Lexo Edhe:

Për pasojë, në këtë mënyrë sa për të marrë një shembull Rusia nuk do të mund të përfaqësohet dot si shtet në dy aktivitete shumë të rëndësishme sic janë Lojërat Olimpike të Tokios apo dhe kampionati i ardhshëm botëror, që do të organizohet në Katar në vitin 2022. Pavarësisht vendimit të marrë drejtuesit e CAS deklaruan se integriteti i sportit është ruajtur dhe ulja e dënimit sipas tyre nuk duhet kuptuar si dicka pozitive në favor të Rusisë, që legjitimon shkeljet flagrante që janë kryer në këtë vend, në aspektin e përdorimit në masë të gjerë në sport të substancave të ndaluara.

Koha e dënimit do të zgjasë kështu deri më datën 16 dhjetor të vitit 2022, periudhë gjatë së cilës kuptohet Rusia do të humbasë gjithashtu edhe Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, që do të mbahen në kryeqytetin e Kinës po në vitin 2022, nga data 4 deri më 20 shkurt. Federata Botërore e Atletikës ka deklaruar se do të vendosë në marsin e vitit tjetër, në lidhje me të ardhmen e atletëve rusë, pra nëse do të lejohet apo jo pjesëmarrja e sportistëve që mund të provojnë pafajësinë e tyre nëpër aktivitetet e ndryshme ndërkombëtare me statusin e atletëve të pavarur. Më herët po I njëjti organizëm pati theksuar se nuk do të lejoheshin më tepër se 10 atletë për të garuar në disiplinat e ndryshme të “mbretëreshës së sporteve” në Olimpiadën e Tokios me një flamur të vecantë për sportistët e pavarur, me Lojërat Olimpike që sic dihet më pas u shtynë me 12 muaj të tjerë dhe tani janë programuar në kalendar për t’u zhvilluar në kryeqytetin e Japonisë nga 23 korriku deri më datën 8 gusht.

Rusia do të lejohet të marrë pjesë rregullisht në kampionatin e ardhshëm evropian, që do të zhvillohet në mesin e vitit tjetër nga 11 qershori deri më datën 11 korrik, pasi ky kompeticion I organizuar nga Qeveria e Futbollit në “Kontinentin e Vjetër” UEFA nuk klasifikohet si një aktivitet I përmasave të mëdha, në aspektin e rregullave të forta që duhen zbatuar kundër dopingut. Duke iu referuar sigurisht hetimit të kryer në janarin e vitit 2019 krerët e Agjencisë Botërore të Antidopingut ËADA deklaruan se ka mospërputhje të mëdha të të dhënave të marra nga laboratorët e ndryshëm në vend nga RUSADA, Agjencia Ruse e Antidoppingut. Rusia u urdhërua për të transferuar të dhënat te ËADA, pas reformimit të detyruar, që u zbatua në përputhje me ndryshimet e kërkuara në vitin 2018, pas skualifikimit 3-vjecar, që erdhi si pasojë e përfshirjes dhe përpjekjeve të shumta të vetë shtetit, për të fshirë gjurmët apo cdo hije dyshimi, në lidhje me skandalin e dopingut që shpërtheu në këtë vend. Në këtë mënyrë Rusia privohet gjithashtu edhe nga organizimi I aktiviteteve të rëndësishme ndërkombëtare në sport përgjatë 24 muajve të ardhshëm. Dhjetorin e kaluar kur ËADA nxorri në dritë masat kundër Rusisë kryeministri Dmitry Medvedev tha se dënimi ishte vazhdimi I histerisë kronike kundër vendit të tij. Të gjithë sportistët rusë që vërtetojnë se janë të pastër në këtë aspekt dhe nuk janë prekur nga ky skandal do të lejojen për të garuar me një flamur neutral. Natyrisht veshja e cdo sportisti mund të përmbajë ngjyrat kombëtare që janë e bardha, bluja dhe ngjyra e kuqe, por në asnjë rast nuk do të lejohet mbajtja e flamurit rus, apo qoftë edhe e simboleve kombëtare të këtij vendi.

Himni rus nuk do të lejohet në asnjë ngjarje të madhe sportive, por gjithashtu as shfaqja e flamurit të këtij vendi, ndërsa emri I Rusisë nëpër fanella do të zëvendësohet nga togfjalëshi “sportist asnjanës”. Në Lojërat Dimërore të Pyeongchang-ut në Korenë e Jugut në vitin 2018 u lejuan për të marrë pjesë vetëm 168 sportistë rusë, të cilët parakaluan me flamur neutral dhe garuan si sportistë të pavarur. Rusia si shtet është skualifikuar për të marrë pjesë në garat e ndryshme të atletikës që në vitin 2015. Pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv CAS për të përgjysmuar skualifikimin e Rusisë reagimi ka qenë vërtet shumë I ndryshëm. Kështu Presidenti I ËADA-s Agjencisë Botërore të Anti Dopingut polaku Ëitold Banka e ka konsideruar një vendim të tillë si një moment përcaktues në historinë e antidopingut dhe një hap shumë të rëndësishëm për të patur një sport sa më të pastër. Shefja e UKAD-it, Agjencisë Britanike të Antidopingut Nicole Sapstead e mirëpriti vendimin për të vijuar dënimin, por ajo u shfaq tepër e zhgënjyer nga përgjysmimi I periudhës së skualifikimit të Rusisë.

Në krahun tjetër ndonëse bëhet fjalë për dënimin më të rëndë në këtë aspekt në historinë e sportit USADA Agjencia e Antidopingut në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet drejtuesit më të lartë Travis Tygart e konsideroi si një vendim të dobët dhe të pafuqishëm, që duket sikur tall dhë vë në lojë atletët dhe sportistët e ndershëm. 49-vjecari nga Florida shkoi më tej dhe shtoi se ËADA dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar po shkelin rregullat dhe po dëmtojnë integritetin e sportit, duke vënë politikën përpara parimeve që duhen respektuar. Vetë krerët e IOC, Komitetit Olimpik Ndërkombëtar thanë se do ta vlerësojnë me kujdes një vendim të tillë si dhe pasojat që do të lërë ai në Lojërat Olimpike të Tokios dhe Pekinit, ndërsa RUSADA Agjencia Ruse e Antidopingut mbeti e kënaqur përgjysmë, pasi sipas tyre shumë argumente të paraqitura nga pala mbrojtëse nuk u dëgjuan fare, ndërkohë avokati I Grigory Rodchenkov, ish-shefit të Laboratorit të Moskës dhe njeriut kryesor që rrëfeu gjithcka dhe zbuloi provat që fajësojnë përfshirjen në masë të gjerë të drejtuesve të lartë të sportit rus, në atë që konsiderohet si skandali më I madh shtetëror për të fshehur dhe mbuluar gjurmët e dopingut, Jim Ëalden e quajti një vendim të tillë krejtësisht të padenjë dhe të pakuptimtë. /SS/